Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj i bindur: Jo veç që e kalojmë pragun, por do befasojmë me sukses

Haradinaj i bindur: Jo veç që e kalojmë pragun, por do befasojmë me sukses

Ramush Haradinaj nga AAK, është treguar i prerë dhe mjaft optimist pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, duke u dhënë përgjigje zërave që flasin për rrezikun e mospalimit të pragut zgjedhor nga partia e tij.

I pyetur nga gazetarët lidhur me sondazhet dhe deklarimet e fundit se AAK-ja mund të ketë vështirësi në zgjedhjet e ardhshme, Haradinaj ka ironizuar me “shqetësimin” e të tjerëve, duke thënë se fokusi i tij mbetet te shteti.

“Faleminderit që na bajnë dertin, edhe ne jemi të rritur ja bajmë dertin Kosovës më shumë se sa vetes,” u shpreh Haradinaj.

Më tej, ai siguroi mbështetësit e tij se fitorja e Aleancës do të jetë përtej parashikimeve aktuale, duke paralajmëruar një rezultat befasues.

“S’do të ketë shqetësim për prag, e jo veç pragun sepse e kalojmë jo veç pragun por do të befasojmë me sukses,” deklaroi ai.