Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për masat e përkohshme të produkteve në raste destabilizimi

Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për masat e përkohshme të produkteve në raste destabilizimi

Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportin me amendamente të Komisionit Funksional për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky projektligj u miratua me 5 vota për dhe 2 abstenime.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro këtij projektligji, ndërsa Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Përparim Gruda nga Partia Demokratike abstenuan këtë votim.