Në 24 orët e fundit në shtypin e huaj thuhet se Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo po kalojnë një krizë të rëndë në marrëdhënien e tyre, ndërkohë që edhe dasma e tyre është shtyrë për momentin.
Mirëpo, partnerja 28-vjeçare e futbollistit dhe nënë e dy fëmijëve të tij, i është përgjigjur lajmeve që po qarkullojnë në mediat rozë duke i dhënë fund thashethemeve për ndarje.
Më konkretisht, Rodriguez ka postuar dy foto në story-n e saj në Instagram ku shfaqet ajo dhe Ronaldo në fillim të lidhjes së tyre, duke shkruar: “Kur isha 22 vjeç takova dashurinë e jetës sime” dhe “sa të bukur ishim”.
Rodriguez me kete postim tregon se asgjë nuk është e vërtetë nga ato që thuhet. Ronaldo, nga ana tjetër, tani për tani po qëndron i heshtur.
/TV Arbëria