Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ia drejtoi armën një personi, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Ia drejtoi armën një personi, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Të premten në Prishtinë është arrestuar një person pasi ia kishte drejtuar armën një personi tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte drejtuar pistoletën në drejtim të ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Arma e zjarrit pistoletë me një karikator me 8 fishekë është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.