Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tragjedi në Podujevë: Aksidentalisht, vdes polici nga Revuçi

Tragjedi në Podujevë: Aksidentalisht, vdes polici nga Revuçi

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në fshatin Revuç të Podujevës, ku ndërroi jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Granit Sherifi.

Burime të IndeksOnline pohojnë se Sherifi, ishte duke punuar me traktor në momentin e aksidentit.

Sipas burimeve, ai humbi kontrollin mbi traktor dhe u rrokullis.

Fatkeqësisht, Sherifi nuk iu bëri ballë plagëve të marra.

Si pjesëtar i PK-së prej vitesh, Sherifi shërbente si gardian në burgun e Dyzit.