Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Olluri: Kurti deklaron mbi 72 mijë euro të ardhura, por vetëm 16 euro kursime

Olluri: Kurti deklaron mbi 72 mijë euro të ardhura, por vetëm 16 euro kursime

Gazetari Parim Olluri ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklarimet për të ardhurat dhe kursimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Olluri thotë se Kurti ka deklaruar se së bashku me bashkëshorten përfitojnë mbi 72 mijë euro pagë vjetore, shumë që sipas tij është më shumë se dhjetëfish i të ardhurave mesatare të qytetarëve të Kosovës.

Ai përmend gjithashtu deklarimin e një banese në Oslo të Norvegjisë, në emër të bashkëshortes së Kurtit, që sipas tij vlerësohet rreth gjysmë milioni euro.

Megjithatë, Olluri ironizon faktin se Kurti ka deklaruar vetëm 16 euro e 14 cent kursime personale. Sipas tij, kjo paraqitet për të krijuar përshtypjen e një kryeministri të varfër.

“Ky 16 euroshi e elektrizon militantin. Besojnë se e kanë të varfër kryeministrin. Të varfër jeni ju. Ky zotëria mirë i ka punët, veç po tallet me juve kogja si shumë”, ka shkruar Olluri në reagimin e tij.

Postimi ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.