Shkruan: Basri Beka
Mjaft me reagime emocionale nga pushteti!
Kryeministër, mos u trondit — puno. Nuk është punë e qeverisë me u habit pas tragjedive, por me i parandalu ato.
Në vend që shteti të ndërtojë sistem të rregullt licencimi, kontrolli dhe sigurie për pajisjet e rrezikshme si bombolat e gazit, ju dërgoni inspektorë për të mbyllur biznese pasi ndodh fatkeqësia. Kjo është qasje e gabuar.
Duhet:
– standarde të qarta sigurie
– kompani të licencuara për kontroll teknik
– inspektim profesional dhe të vazhdueshëm, jo selektiv e ndëshkues
Mos moralizo pas ngjarjes. Ndërto sistem që nuk lejon tragjedi të tilla të ndodhin.
Puno. Kjo është përgjegjësia.