Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me disa bashkëpartiakë nga Prishtina shkoi në Dragash, një komunë që udhëhiqet nga kjo parti. Ai atje u prit nga kryetari Bexhet Xheladini.
Edhe atje Abdixhiku foli për qëllimin e tij për bashkimin e së djathtës brenda partisë së tij, për të cilin ditë më parë tha se e ka mision.
“Për kafe në Dragash. Për të bashkëbiseduar me veprimtarët e pafjale por punëtorë të mëdhenj, për bashkimin e së djathtës në LDK si domosdoshmëri e kohës. Është një mundësi që s’kapërcehet, në një moment kritik për vendin; nuk do ta shpërdorojmë – bashkimi do të ndodhë!”.
Ai tha se në këtë “bashkim duhet të ndërtojmë një alternativë serioze për vendin, për qytetarët”.