Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga kjo parti.
Sipas Hamzës, në kohë sfidash për vendin, përgjigjja e PDK-së mbetet e qartë: punë e përkushtuar dhe koordinim i vazhdueshëm ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror.
“Një takim pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja. Në kohë sfidash, përgjigjja jonë është e qartë: punë dhe koordinim i vazhdueshëm. Jemi të përkushtuar për një Kosovë më të mirë për qytetarët,” ka deklaruar Hamza.
Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes komunave për të adresuar sfidat aktuale dhe për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.
Takimi, sipas tij, ka shërbyer për të harmonizuar veprimet dhe për të forcuar angazhimin e strukturave lokale në funksion të zhvillimit dhe mirëqenies së përgjithshme në vend.