Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fitorja e “pamundur”

Fitorja e “pamundur”

 

Përgatiti: Afrim Kasolli

Shumë kush e kishte perceptuar pushtetin e kryeministrit Viktor Orban në Hungari, si të “përjetshëm”. Se i njëjti do të largohej nga majat kulmore të tij, vetëm kur ta vlerèsonte vete, dhe jo se do të dal dikush për ta sfiduar atë.

Siç kanë vënë në pah, Bálint Madlovics dhe Bálint Magyar, në shkrimin “A Last Chance for Hungary-Orban’s Mafia State Could Fall—or Cement Itself” për revistën Foreign Affairs, gjatë 16 viteve te qeverisjes së tij, Viktor Orban e kishte ndërtuar një sistem për të mos ia lënë në dorë asgjë rastësise.

Fillimisht, e “instaloi me kujdes një shtet mafioz, duke e kombinuar pushtetin absolut dhe korrupsionin sistemik të organizuar nga lart. Një vit më pas, ai rishkroi kushtetutën dhe mbushi institucionet kyçe si Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria me besnikë, duke vendosur kontroll të pakufizuar mbi shtetin. Po ashtu gjatë kësaj kohe e ndërtoi një rrjet të gjerë varësie, duke shpërblyer zyrtarët e bindur me poste të lakmuara, duke pasuruar oligarkët besnikë përmes kontratave shtetërore dhe, në nivelin më të ulët, duke u siguruar drejtuesve lokalë dhe punonjësve publikë jetesën e lidhur me regjimin”

Mirepo, vazhdon artikulli në fjalë pikërisht në kohën kur ky pushtet dukej më i qëndrueshëm se kurrë më parë, ai u tregua më i dobët se asnjëherë tjetër. Dhe ky vakum u bë i mundur falë “erozionit gradual të shtyllave të mbështetjes së regjimit dhe nga vetëkënaqësia e një lideri gjithnjë e më të izoluar nga konkurrenca politike domethënëse. Vite të tëra pushteti të centralizuar, rrjedha të vazhdueshme financiare nga Bashkimi Evropian dhe një opozitë e dobët e korruptuar u bënë burim i një ndjenjë të rreme stabilitetit brenda regjimit”. Është kjo klimè e heshtur e pakënaqësisè qe u shfyrtezua nga Peter Magyar.

Deri në këtë kohe sipas autoreve në fjalë “korrupsioni i hapur dhe përkeqësimi i shërbimeve publike që pasuan u dhanë kritikëve prova të bollshme kundër Fidesz-it. Por regjimi përdori një sërë mjetesh për të heshtur ose kooptuar kundërshtimin, duke e përthithur opozitën në sistemin autokratik përmes infiltrimit dhe zbutjes së partive, vendosjes së gjobave për t’i shkatërruar ato dhe krijimit të partive të rreme për të përçarë votat. Protesta pati, por shumica u shuan shpejt. Pa kanale për ta kthyer pakënaqësinë publike në forcë politike, sistemi u izolua nga kostot politike të skandaleve dhe dështimeve të veta. Është kjo shtypje qe prodhoi shtyllën psikologjike të sistemit: mitin e pashmangshmërisë. Çdo humbje e opozitës përforconte ndjenjën se rezistenca ishte e kotë. Hungarezët gjithnjë e më shumë u pajtuan me regjimin, duke kërkuar të përshtaten me të”

Mirëpo, është pikërisht ky boshllëk që u shfyrtezua nga Peter Magyar një ish zyrtar i regjimit të Orbanit. Për t’u dukur “sa më i besueshëm ai refuzoi bashkëpunimin me opozitën e diskredituar dhe kështu ia doli të bashkojë votuesit kundër Orbánit dhe të krijojë një lëvizje që e shndërroi Tisza në forcën kryesore opozitare”.

Prandaj, falë këtyre rrethanave Péter Magyar i dha jetë një fitore që jo shumë kohë më parë dukej e “pamundur”. Një rezultati tillë i “befasishëm” i zgjedhjeve në Hungari e konfirmon edhe një herë tezën e Hannah Arendt-it, se shpeshherë në histori një pushtet mbijeton jo se ka disponim popullor për të, por thjesht sepse nuk ka kush ta rrëzojë atë. Pra më shumë se sa shprehje e vullnetit autonom të qytetarëve ai shihet nga këta të fundit si një e keqe e domosdoshme, pasi nuk shohin alternativë tjetër ndaj tij.