Nese ka dicka qe sot e dallon sjelljen e Albin Kurtit nga përfaqësuesit e opozitës, qendron ne faktin se i pari po e trajton politikën si “luftë për pushtet” kurse këta te fundit si mjet per pozita.
Prandaj, ai po angazhohet realisht per zgjedhje te reja, pavarësisht deklarimeve formale se eshte kundër tyre, sepse po kalkulon se ne kete mënyrë do te siguroje edhe me shumë pushtet sesa aktualisht gezon duke e lodhur edhe me tej opoziten nga mobilizimi konstant elektoral, kurse keta te fundit turravrap po kërkojnë marrëveshje politike me te me qellim qe t’i shmangin zgjedhjet. E tera kjo ngase ne kete menyre jane te frikesuar se mund t’i humbin pozitat personale.
Deklarimi i Lumir Abdixhiku se si parti jane kategorikisht kundër zgjedhjeve te reja dhe i Enver Hoxhajt nga PDK, nuk jane asgjë tjeter, por pajtim per t’u akomoduar nen regjimin e Kurtit dhe qasje qe insiston ne sakrifikimin e betajave politike per perfitim eventual te pushtetit partiak ne kembim te mbrojtjes se pozitive personale.