Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kështu reaguan mediat në Serbi për emërimin e Sylvinhos në postin e trajnerit të Shqipërisë

Kështu reaguan mediat në Serbi për emërimin e Sylvinhos në postin e trajnerit të Shqipërisë

Ish-futbollisti nga Brazili, Sylvinho është caktuar trajner i ri i Kombëtares së Shqipërisë.

48-vjeçari si futbollist dikur ka luajtur për Corinthians, Celta, Barcelona, ​​Arsenalin dhe Manchester Cityn, shkruan TV Arbëria.

Në karrierën e tij si trajner ai ka drejtuar Lyonin dhe Corinthiansin.

Trajneri brazilian nënshkroi kontratë me Federatën e Futbollit të Shqipërisë deri evropian, i cili do të mbahet në Gjermani në vitin 2024.

Mediat në Serbi i kanë bërë “bujë” lajmit.

“Kurir.rs” e ka dhëne lajmin me titull: “Një emër i fuqishëm në bankinën e Shqipërisë, Sylvinho kërkon të dërgoj fqinjët në Euro, Zabaleta dhe Dorival i vijnë në ndihmë, një ndryshim interesant në pozicionin e trajnerit të Shqipërisë”.

Shqipëria në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024 do të luajë në grupin E me Poloninë, Çekinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Powered by WordPress