Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një grua në Prishtinë për shkak të një mosmarrëveshje në trafik.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Prishtinë 02.01.2023 – 04:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /TV Arbëria