Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjuriqi me fraza propagandistike në Këshill të Sigurimit se si serbët po “vuajnë” në Kosovë

Gjuriqi me fraza propagandistike në Këshill të Sigurimit se si serbët po “vuajnë” në Kosovë

Kreu i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë e roli i UNMIK-ut duhet të forcohet edhe më tej, duke kritikuar zërat që kërkojnë shuarjen e këtij misioni.

“Roli i UNMIK-ut duhet të forcohet”, ka thënë Gjuriq.

Tutje ai ka folur edhe për gjendjen e serbëve të Kosovë, duke thënë se nën qeverisjen e Albin Kurtit ata po cilësohen si “të tjerët” dhe sipas tij, OKB s’duhet t heshtë.

“Serbët nën qeverisjen e Albin Kurtit indetifikohen si të tjerët. OKB s’duhet të heshtë”, ka shtuar ai.

“Ajo që ndodh në Kosovë sot është cështje e përgjegjësisë së përbashkët në provën e kredibilitetit të rendit ndërkombëtar. Faktet janë shqetësusese”, ka shtuar Gjuriq pa ofruar asnjë provë e argument.

Ai tutje ka folur edhe për “eksod” të serbëve nga Kosova që duhet të ndalet.

Gjuriq ka kërkuar edhe themelimin e Asociacionit.