Një hulumtim i publikuar nga KALLXO.com ka zbuluar detaje të reja lidhur me rastin e shumëpërfolur të lirimit nga akuza të 29 personave të përfshirë në aferën e njohur për dallavere me patentë-shoferë.
Sipas raportimit, djali i gjyqtares Fatime Dermaku kishte kaluar testin me shkrim për patentë-shofer pikërisht te njëri nga të akuzuarit në këtë rast – person që më pas u lirua nga akuza nga vetë gjyqtarja Dermaku, së bashku me 28 të tjerë.
Hulumtimi i KALLXO.com zbardh mënyrën se si është zhvilluar procesi gjyqësor, çfarë ka ndodhur me provat dhe rrethanat që kanë çuar deri te vendimi për lirimin e të akuzuarve.
Rasti ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të shumta në opinionin publik, duke shtuar debatet për transparencën dhe paanshmërinë në sistemin e drejtësisë.