Albert Shabani ka reaguar me një deklaratë të fortë ndaj Mefailit, duke ngritur akuza dhe pyetje publike lidhur me ndërtimin e një shtëpie luksoze në Mal të Zi.
Në reagimin e tij, Shabani i drejtohet Mefailit me fjalët:
“Mefail, a ju ke tregu votuesve si arrite me ndërtu shtëpi luksoze në Mal të Zi, apo, nëse do, unë shkoj një ditë te shtëpia jote atje dhe e bëj një video direkt nga shtëpia! Ti e di mirë kush t’i ka vendos dyert e dritaret, edhe unë kam qenë aty punëtor! Shihemi këto ditë.”
Deklarata e Shabanit po shihet si një paralajmërim për publikimin e mundshëm të detajeve të reja lidhur me pasurinë e pretenduar të Mefailit, ndërsa mbetet të shihet nëse ky i fundit do të reagojë ndaj këtyre pretendimeve.
