Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një person humb jetën nga zjarri në Llaushë të Skenderajt

Një person humb jetën nga zjarri në Llaushë të Skenderajt

Një person ka humbur jetën në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e një zjarri.

Lidhur me rastin ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili bëri të ditur se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Rasti ka ndodhur. Prokurorja e rastit ka dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës, me vendim, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, deklaroi Preteni.

Policia është duke vazhduar hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti tragjik.