Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: Albin Kurti po shmang debatet për të mos u përballur me premtimet e veta dhe përfiton elektoralisht

Kasolli: Albin Kurti po shmang debatet për të mos u përballur me premtimet e veta dhe përfiton elektoralisht

Analisti Afrim Kasolli ka komentuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj premtimeve ekonomike dhe përballjeve publike, gjatë një paraqitjeje në emisionin ARB Debat në TV Arbëria.

Sipas Kasollit, një nga arsyet pse Kurti nuk i ka realizuar premtimet për uljen e TVSH-së dhe akcizës lidhet drejtpërdrejt me mungesën e presionit elektoral.

“Cila është arsyeja sot që Kurti t’i mbajë premtimet për ulje të TVSH-së dhe akcizës, për aq kohë sa këto nuk po i reflektohen elektoralisht,” u shpreh ai.

Tutje, Kasolli theksoi se refuzimi i Kurtit për t’u përballur me analistë në debate publike ka një arsye strategjike.

Sipas tij, gjatë këtyre përballjeve do të nxirreshin në pah deklaratat e mëhershme të Kurtit si opozitar, duke e vendosur atë në një situatë ku “po ballafaqohet me vetveten”.

Kasolli vlerësoi se kryeministri po tenton ta shmangë këtë lloj ballafaqimi, ndërsa në të njëjtën kohë po e ruan përplasjen me opozitën, pasi kjo, sipas tij, i sjell përfitime elektorale.