Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nivokazi i rikthehet golave, shënon në fitoren e Sionit

Nivokazi i rikthehet golave, shënon në fitoren e Sionit

Skuadra e Sionit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Grasshoppersit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Zvicrës.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe sulmuesi kosovar, Rilind Nivokazi.

Nivokazi shënoi gol në minutën e 3’të.

26-vjeçari shënoi golin e tij të 12-të në ligë këtë sezon.

Paraqitje pozitive bëri edhe mbrojtësi tjetër nga Kosova, Kreshnik Hajrizi.

Ai u vlerësua me notën 7.8 në sajtin “Flashscore”.