Një person ka humbur jetën në Tiranë pasi është rrëzuar nga lartësia.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 të së hënës në rrugën “Niko Avrami”, ku shtetasi A. D., 68 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Për pasojë 68-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./TV Arbëria