Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse bllokada për presidentin/en këtë vit mund të jetë edhe më e errët se ajo për Kuvendin vitin e kaluar?

Pse bllokada për presidentin/en këtë vit mund të jetë edhe më e errët se ajo për Kuvendin vitin e kaluar?

Shkruan: Afrim Kasolli

Pyetja që duhet të shtrohet që nga sot, nuk është se kush do jetë President/e e re e shtetit? Por çka do të ndodh pas skadimit të afatit 6 mujor të UD aktuale, kryeparlamentares Albulena Haxhiu?

Sepse përpos inskenimeve gjoja për zgjedhjen e presidentit/es se re, nuk do te kete asgjë të re në këtë drejtim. Kushtetuta është e heshtur përballë këtij skenari.

Lëvizja Vetëvendosje do te tentojë që te blejë kohë edhe gjashtë muaj me UD te ri/re, pas votimit te kryeparlamentarit pas zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, me pretendimin se pozita e Presindentit mund te mbahet me UD çdo gjashtë muaj, por me kryeparlamentar te ri. Dhe jo qe ajo mund te mbetet “vakante” vetem gjashtë muaj.

Me një Kuvend që mund te jete me shumë i bllokuar se aktiv dhe në mungese te nje Presidenti/e legal, shumë shpejt mund të ndodh që i vetmi autoritet funksional të jetë Qeveria e Kosovës.

 

Nuk kemi parë gjë akoma nga modeli zbatimit te drejtpërdrejt të “vullnetit popullor”.