Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu uron besimtarët për Pashkë, përcjell mesazhin e Nënë Terezës

Qëndrim Kryeziu uron besimtarët për Pashkë, përcjell mesazhin e Nënë Terezës

Qëndrim Kryeziu ka uruar të gjithë shqiptarët e besimit ortodoks dhe të krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh shprese, force dhe reflektimi shpirtëror.

Në urimin e tij, ai theksoi se kjo festë duhet të shërbejë si një moment për të rigjetur energjinë e re dhe për të forcuar vlerat njerëzore.

Kryeziu ka zgjedhur që urimin e tij ta shoqërojë edhe me fjalët e Nënë Tereza, përmes mesazhit të njohur “Himni i jetës”.

“Himni i jetës”
Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Ai uroi që kjo ditë feste t’u sjellë të gjithë besimtarëve paqe, dashuri dhe një fillim të ri, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe shpresës në kohë sfiduese.

Urimi i tij vjen në një kohë kur festat fetare po shërbejnë si momente bashkimi dhe reflektimi për shoqërinë.