Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu kritikon komunat për shpenzime të panevojshme në kohë krize

Qëndrim Kryeziu kritikon komunat për shpenzime të panevojshme në kohë krize

Qëndrim Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po menaxhohen shpenzimet publike nga komunat në Kosovë, në një kohë kur vendi po përballet me rritje të çmimeve të derivateve të naftës.

Sipas tij, përkundër thellimit të krizës ekonomike dhe barrës së rëndë që po u imponohet qytetarëve përmes çmimeve të larta të karburanteve, disa komuna po vazhdojnë me aktivitete që ai i cilëson si të panevojshme.

Ai ka përmendur rastin e një udhëtimi në Durrës, duke theksuar se këto shpenzime vijnë në një kohë kur aksiza për derivatet arrin në rreth 10 milionë euro, duke rënduar edhe më shumë situatën ekonomike.

Kryeziu ka kritikuar konkretisht Komunën e Pejës, duke e cilësuar këtë rast si shembull të shpërfilljes së situatës reale në vend dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale ndaj krizës.

“Prandaj, në vend të reduktimit të shpenzimeve buxhetore në këtë kohë, ky rast i Komunës së Pejës tregon për shpërfilljen e shtetit në raport me krizën,” ka deklaruar ai.

Reagimi i Kryeziut vjen në një kohë kur qytetarët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe kërkojnë masa konkrete për lehtësimin e barrës ekonomike.