Me të marrë detyrën si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë ndryshimin e parë.
Haxhiu ka ndryshuar emrin e Presidencës në faqen zyrtare në Facebook.
Ajo ka vendosur ta riemërtoj faqen në “Zyra e Presidentes së 6-të të Republikës së Kosovës”, nga “Presidenca e Kosovës” që ishte.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit, Osmani u kujdes t’i tregonte se nga sonte në mesnatë Haxhiut i kalohet titulli ushtruese e detyrës së presidentes.
