Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ligjëratë edukative në Patriarkana e Pejës për nxënësit shqiptarë

Ligjëratë edukative në Patriarkana e Pejës për nxënësit shqiptarë

Në ambientet e Patriarkanës së Pejës është mbajtur sot një ligjëratë edukative për nxënësit shqiptarë, me fokus historikun dhe rrugëtimin e kësaj kishe të rëndësishme në trevën e Pejës.

Ligjërata u mbajt nga Sefer Lajqi, arkeolog dhe drejtor i Muzeut të Pejës, i cili para të pranishmëve trajtoi zhvillimin historik, kulturor dhe fetar të kësaj qendre me rëndësi të veçantë.

Gjatë prezantimit, nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë për rolin e Patriarkanës ndër shekuj, si dhe për trashëgiminë kulturore që ajo përfaqëson në rajon.

Organizatorët e konsideruan këtë aktivitet si një hap të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj për njohjen dhe ruajtjen e trashëgimisë historike. U theksua se iniciativa të tilla duhet të shërbejnë si shembull edhe për shkollat e tjera, me qëllim që nxënësit të kenë më shumë mundësi për të mësuar drejtpërdrejt nga ekspertë të fushës.

Në përfundim, u bë thirrje që aktivitete të ngjashme të organizohen edhe në institucione të tjera arsimore, duke forcuar lidhjen e nxënësve me historinë dhe kulturën e vendit.