Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dardan Krasniqi me thirrje të fortë ndaj familjeve të dëshmorëve dhe martirëve: Mos heshtni përballë baltosjes së luftës

Dardan Krasniqi me thirrje të fortë ndaj familjeve të dëshmorëve dhe martirëve: Mos heshtni përballë baltosjes së luftës

Dardan Krasniqi u ka drejtuar një mesazh publik familjeve të dëshmorëve dhe martirëve, duke i ftuar që të mos qëndrojnë në heshtje përballë, siç e quan ai, fyerjes dhe baltosjes së luftës çlirimtare.

Në reagimin e tij, Krasniqi shprehet me tone emocionale dhe kërkon falje paraprakisht për drejtpërdrejtësinë, por thekson se heshtja e vazhdueshme mund të ketë pasoja të rënda për mënyrën se si trajtohet e kaluara e luftës.

Ai paralajmëron se, sipas tij, nëse vazhdohet me këtë qasje, të cilën e lidh me “agjenda serbe të përhapura nga vetë shqiptarët”, mund të arrihet deri në cenimin e figurës së dëshmorëve dhe martirëve edhe pas vdekjes.

“Keni gjithë të drejtën të reagoni dhe të mbroni nderin e më të dashurve tuaj që dhanë jetën për liri. Heshtja në këtë rast nuk i shërben së vërtetës,” thuhet ndër të tjera në deklaratën e tij.

Në fund, Krasniqi shton se kritikat dhe debatet duhet të drejtohen ndaj të gjallëve, ndërsa kujtimi dhe sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve duhet të mbrohet dhe respektohet në çdo rrethanë.