Petrit Lladrovci ka reaguar ashpër ndaj dallimeve të thella sociale në vend, duke vënë në pah kontrastin mes përfaqësuesve politikë dhe qytetarëve të zakonshëm.
Sipas tij, disa deputetë, të pyetur për pagën e 13-të, nuk ishin në dijeni nëse ajo u ishte ekzekutuar, pasi siç thekson për ta kjo nuk përbën shqetësim, duke qenë se pagat e tyre arrijnë në mijëra euro.
Në anën tjetër, Lladrovci sjell një shembull prekës nga përditshmëria e qytetarëve. Ai përshkruan një rast para një bankomati, ku një grua e moshuar, me vetëm 67.38 euro në llogari, kërkonte të tërhiqte 65 euro, pasi shuma e mbetur nuk mund të tërhiqej në monedha metalike.
“Ky është realiteti i hidhur – qytetari i varfër nuk ka zë, ndërsa militantët dhe servilët duartrokasin për politikanë të pasur,” thekson ai.
Lladrovci e cilëson këtë situatë si alarmante, duke kërkuar më shumë ndjeshmëri dhe përgjegjësi nga përfaqësuesit institucionalë ndaj gjendjes reale ekonomike të qytetarëve.