Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu paralajmëron ardhjen e kryetarëve të komunave arbëreshe dhe të familjes Kastrioti, së bashku me grupe valltare

Kryeziu paralajmëron ardhjen e kryetarëve të komunave arbëreshe dhe të familjes Kastrioti, së bashku me grupe valltare

Manifestimi për nder të ditëlindjes së Atit themeltar të shtetit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që do të mbahet më 6 maj në kryeqytet, po merr përmasa gjithnjë e më madhështore.

Ky aktivitet, i cili synon të përjetësojë në kujtesën kolektive trashëgiminë heroike dhe të lavdishme të kryeheroit kombëtar, tashmë do të përkrahet edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Autori i këtij njoftimi, Qëndrim Kryeziu, ka shprehur falënderime të përzemërta për Ramën, duke vlerësuar angazhimin e tij të vazhdueshëm në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare – nga figura e Skënderbeut deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, manifestimi i këtij viti pritet të sjellë edhe befasi të shumta. Në mesin e pjesëmarrësve do të jetë trashëgimtari i familjes Kastrioti, Loris Castriota Skanderbegh II, si dhe përfaqësues të shoqatave kulturore dhe artistike arbëreshe. Gjithashtu, pjesë e kësaj ngjarjeje do të jenë edhe kryetarët e komunave arbëreshe.

Ky organizim ka për qëllim forcimin e bashkimit shqiptar, në frymën e amanetit të pavdekshëm të Gjergj Kastrioti Skënderbeu.