Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > I riu që vdiq tragjikisht në Austri s’ishte shtetas kosovar – policia jep detaje

I riu që vdiq tragjikisht në Austri s’ishte shtetas kosovar – policia jep detaje

18-vjeçari i cili vdiq tragjikisht pas një aksidenti në Zwettl an der Rodl, në rajonin Urfahr-Umgebung, është shtetas austriak.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova policia austriake, e cila shtoi se viktima kishte lindur në Linz, dhe i njëjti jetonte aty.

Nga ky aksident, lëndime kanë pësuar edhe persona të tjerë.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje tragjike. Lajmi vjen pasi dje u raportua se i aksidentuari i cili vidq, ishte me prejardhje nga Kosova.