Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Szunyog: Përkushtimi ynë që Kosova të bëhet anëtare e Unionit është më i fortë se kurrë

Szunyog: Përkushtimi ynë që Kosova të bëhet anëtare e Unionit është më i fortë se kurrë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se përkushtimi që Kosova të anëtarësohet në familjen e vendeve evropiane është më i fortë se kurrë.

Ai duke uruar qytetarët e Kosovës për vitin e ri, ka thënë se Bashkimi Evropian është partner dhe aleat i Kosovës.

Kosova në mesin e muajit dhjetor të vitit 2022 ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presin që brenda një periudhe 9 vjeçare Kosova të anëtarësohet në BE.  /TV Arbëria