Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

DHUNË NË FAMILJE

· Podujevë / 29.03.2026 – 01:30. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 29.03.2026, 11:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

· Podujevë 29.03.2026,17:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe kanosur me një mjet te mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Fushë Kosovë 29.03.2026,18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 29.03.2026, 17:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.