Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Luan Haradinaj”.
Ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes i ka publikuar qytetari, Venhar Isufi, i cili ka shkruar në Facebook se njëri shofer ka mbetur brenda veturës dhe i njëjti është larguar nga aty me ndihmën e zjarrfikësve.
Sipas tij, deri te aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë.
/TV Arbëria