Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tash Serbia në Këshill të Sigurimit, në SHBA, dhe BE lirshëm thotë: “Nuk po themi vetëm ne serbët që UÇK ka qenë terroriste, por këtë e kanë thënë vetë shqiptarët

Tash Serbia në Këshill të Sigurimit, në SHBA, dhe BE lirshëm thotë: “Nuk po themi vetëm ne serbët që UÇK ka qenë terroriste, por këtë e kanë thënë vetë shqiptarët

 

Shkruan: Agron Hoti

Tash Serbia në Këshill të Sigurimit, në SHBA, dhe BE lirshëm thotë:

“Nuk po themi vetëm ne serbët që UÇK ka qenë terroriste, por këtë e kanë thënë vetë shqiptarët: Këshilltari i Albin Kurtit e ka konfirmuar vetë disa herë që UÇK ka bërë krime; ministrja e jashtme e Kosovës ka çuar dosje në Hagë kundër UÇK-së, dhe vetë Gjykata Speciale është ndërtuar me dëshmitarë shqiptarë. Prandaj, kur vetë shqiptarët e kriminalizojnë luftën e UÇK-së, pse mos ta bëjmë edhe ne serbët kundër UÇK-së që e kishim armikun kryesor.”
E këtë deklaratë të Serbisë e ndëgjon pastaj tërë bota. Ndërsa te ne, tradhëtari e spiuni sillet i lirë nëpër shesh të Prishtinës duke mos i bërë syri vërr, bile duke na u shitur edhe si patriot.
Pikërisht, paraqitja e UÇK-së para botës si kriminale e terroriste nga Serbia e Rusia, na e ka sjellë Autonominë (Samoupravnicën) për Serbët e Veriut, e cila filloi së zbatuari në terren para ca dite. Sepse Serbia po thotë: “Autonomia më duhet në veri, sepse nuk mund t’i lë serbët nën mëshirën e UÇK-së terroriste dhe trashëgimtarëve të saj dhe se jo rastësisht po gjykohen Krerët e saj në Hagë”.
E tash kuptoni, motra e vëllezër, se kush po çon ujë në Serbi e Rusi. Serbia mu këtë ditë e ka pritur.