Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryeziu publikon video: Kreshnik Gashi nuk përmend emrat e mediave që pretendon se financohen nga Serbia

Kryeziu publikon video: Kreshnik Gashi nuk përmend emrat e mediave që pretendon se financohen nga Serbia

Qëndrim Kryeziu ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shfaqet gazetari Kreshnik Gashi gjatë një bisede telefonike me gazetarin e TV ARBERIA, Val Ajazi.

Sipas Kryeziut, në këtë telefonatë Gashi nuk tregon se cilat media në Kosovë, sipas pretendimeve të tij, financohen nga Serbia, ndërsa dokumentet me emrat e këtyre mediave nuk janë bërë publike.

Në videon e publikuar, sipas Kryeziut, Gashi ndryshon deklarimet e tij: fillimisht përmend mediat online, më pas thotë se mediat në Kosovë mbajnë standarde profesionale, ndërsa më vonë shton se disa televizione, sipas tij, ndryshojnë narrativën për shkak të financimeve.

Kryeziu gjithashtu kritikon gazetaren Jeta Xharra dhe organizatën BIRN, duke thënë se nuk kanë raportuar për, kontakte të fshehta dhe jo transparente apo për bllokim biznesesh dhe zhvatje. Sipas tij, raportimet e tyre kanë qenë të fokusuara në çështje si ndotja e ajrit dhe projektet energjetike.

Në reagimin e tij, Kryeziu i ka bërë thirrje edhe AKI-së që të hetojë nëse BIRN, si dhe persona si Luan Shllaku dhe Haki Abazi, kanë qenë apo financohen nga Serbia.

Ai përmendi gjithashtu edhe rastin e fundit që e cilëson si skandal, lidhur me ekspozitën të organizuar nga Shkëlzen Gashi, duke kërkuar që institucionet të hetojnë edhe lidhjet e mundshme të tij, përfshirë studimet në Universitetin e Sarajevës,të cilin ai e përmendi si një qendër rekrutimi të UDB-së, sipas tij duhet të jenë pjesë e një hetimi të mundshëm.

Kryeziu ka kërkuar nga institucionet që këto pretendime të hetohen dhe të sqarohet nëse ka pasur apo jo financime nga Serbia në media apo individë të përmendur.