Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Driton Morina: Kosova ka nevojë urgjente për një stadium me 35 mijë ulëse

Driton Morina: Kosova ka nevojë urgjente për një stadium me 35 mijë ulëse

Presidenti i klubit, Driton Morina, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me mungesën e infrastrukturës sportive në Kosovë, në prag të ndeshjes që ai e quan historike të kombëtares kundër Turqisë në playoff për Botërorin 2026.

Morina ka thënë se është shqetësuese që Kosova ende nuk ka një stadium me të paktën 35 mijë ulëse, duke theksuar se kjo po krijon vështirësi edhe për sigurimin e biletave për tifozët.

Ai ka theksuar se si president klubi nuk mund t’u sigurojë bileta as familjarëve, miqve dhe partnerëve të tij që kanë interes për ta ndjekur ndeshjen.

Sipas tij, kjo tregon qartë se vendi ka mbetur mbrapa në aspektin e infrastrukturës sportive.

Morina u ka bërë thirrje institucioneve, veçanërisht Ministrisë së Sportit, që të punojnë më shumë dhe me përgjegjësi për zhvillimin e sportit.

Ai gjithashtu ka vlerësuar punën e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për kontributin në zhvillimin e futbollit në vend, duke shtuar se për të ecur përpara nevojitet edhe mbështetje serioze institucionale nga shteti.

Morina theksoi se Kosova ka dëshmuar potencial të madh në sport, muzikë, art dhe në sporte të tjera, ndërsa ka shtuar se ndërtimi i një stadiumi modern me 35 mijë ulëse nuk është luks, por një investim i domosdoshëm për të ardhmen e sportit, ekonomisë dhe imazhit të vendit.

Në fund, ai u bëri thirrje udhëheqësve të vendit që të punojnë me ritmin e rinisë dhe ambicien e sportistëve kosovarë, duke theksuar se tani është koha që Kosova të shfrytëzojë potencialin e saj.