Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Nga trim në frikacak” – Dardan Krasniqi me reagim të ashpër në Facebook

“Nga trim në frikacak” – Dardan Krasniqi me reagim të ashpër në Facebook

Dardan Krasniqi ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar transformimin e një figure politike që sipas tij ka devijuar nga premtimet dhe idealet me të cilat kishte fituar mbështetjen e qytetarëve.

Në reagimin e tij, Krasniqi thotë se një person që dikur shihej si simbol i shpresës dhe ndryshimit është shndërruar në një zhgënjim për qytetarët.

Ai përmend një sërë çështjesh për të cilat, sipas tij, dikur kishte kundërshtim të fortë publik, si: Zajednica, privatizimi, oligarkët, nepotizmi, luksi, padrejtësia, negociatat dhe marrëveshjet që ai i konsideron të dëmshme.

Sipas Krasniqit, figura që ai kritikon sot paraqitet e rrethuar me truproje dhe e shkëputur nga qytetarët e zakonshëm, ndërsa e akuzon për nepotizëm, kapje të institucioneve dhe devijim nga parimet e barazisë, drejtësisë dhe meritokracisë.

Postimi i tij ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE