Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përshëndetur veprimin e Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.
Rama theksoi se e vërteta historike e Kosovës nuk është çështje interpretimi dhe çdo përpjekje për ta manipuluar duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë institucionale, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të historisë dhe drejtësisë.