Arsim Jashari ka bërë thirrje të forta për drejtësi ndaj Shkëlzen Gashit, duke theksuar se nëse ai nuk arrestohet, mesazhi është i qartë: dikush brenda shtetit po e mbron.
Jashari thekson se nuk është më çështje opinion, por integriteti kombëtar dhe drejtësia janë në lojë. Ai kërkon arrestim urgjent, hetim të thellë mbi financimet dhe qëllimet pas devijimit të historisë, duke paralajmëruar se heshtja për këtë çështje nënkupton bashkëfajësi.