Që nga dekreti i presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, për shkak të dështimit të këtij të fundit për ta zgjedhur presidentin/en e re 30 dite para skadimit te afatit te kryetares aktuale, si dhe dergimit të ketij dekreti për verifikim kushtetues nga Levizja Vetëvendosje ne Gjykatën Kushtetuese u kristalizuan dy rryma kryesore juridike dhe politike lidhur me dekretin ne fjalë.
Njera pikëpamje që e mbronte profesor Enver Hasani me Lëvizjen Vetëvendosje se dekreti i presidentes nuk është kushtetues dhe se Kuvendi i ka ne dispozion edhe 60 dite per ta përmbushur këtë detyrë shtetërore nga data e fillimit te votimit. Duke qene ky insitucion e nisi kete proces me 5 mars sipas tij deputet mund ta vazhdojne kete përpjekje per 60 dite te plota.
Kete interpretim ai e bazonte ne nenin nenin 82 të Kushtetues. Ne një interviste per mediumin Evropa e Lire i njejti kishte pohuar afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentit aktual, është kriter procedural,,,,. Pra, afati 30-ditor nuk e ka më asnjë vlerë. Nga sot e tutje, janë 60 ditë për zgjedhjen e presidentit. Në qoftë se nuk zgjidhet, atëherë Kuvendi shpërndahet në mënyrë automatike dhe shkohet me automatizëm në zgjedhje”
Ky interpretim juridik për këtë rast thuajse nuk dallonte asgjë nga paraqitjet politike të Arbëri Nagavcit me qëllim relativizimin e detyrimit sa i përket afatit 30 ditor.
Ndërkohë, ne dallim nga kjo qasje, avokati Faton Fetahu i meshonte idesë mbi karakterin imperativ të normës se “nenit 86 të Kushtetutës, se presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual”. Pra sipas tij nese Kuvendi deshton ta jetesoj këtë detyrim ai e humb legjitimitetin e tij politik dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme behen opsion i vetëm ne tavoline.
Ne fund foli edhe Gjyakata Kushtetuese. Ajo tregoi hapur se Kuvendi nuk i ka ne dispozion 60 dite nga qasti i fillimit te votimit per president, sic pohonte me siguri juridike Enver Hasani dhe përfaqësuesesit e Lëvizjes Vetevendosje, por edhe vetem 34 dite.
E tera kjo per shkak te rrethanave specifike te kesaj legjislature e cila ishte konsitituar me 11 shkurt. Përndryshe, po te mos ishte kjo vonese vendi do te shkonte ne zgjedhje per shkak te shperfilljes se nenit 86 paragrafit 2 i Kushtetutës.
Me kete vendim i institucioni me i larte juridik ne vend vetem sa e përforcoi interpretimin kushtetues te avokatit Faton Fetahu, përkundër atij te Evner Hasanit, e nje profesori tjetër universitar Vigan Qorrolli tashmë deputet i Lëvizjes Vetevendosje, i cili thuhet se gjatë kohës sa ishte këshilltar politik i ish-ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuqi, nga radhet e PDK-se, ishte kapur në flagrancë duke bërë plagjiaturë provimin e jurisprudencës.