Si pasojë e punëve të dobëta, neglizhencës dhe mungesës së mbikëqyrjes, sot është përmbytur Instituti i Psikiatrisë Forenzike, duke krijuar kushte të rënda për pacientët që ndodheshin aty.
Sipas informacioneve, gjatë gjithë natës pacientët kanë qëndruar në ambiente të mbuluara nga uji, ndërsa nuk është ndërmarrë asnjë veprim për ta menaxhuar situatën. Për shkak të gjendjes së krijuar, sot në mëngjes ka filluar zbrazja e repartit dhe pacientët po largohen drejt qendrave të tjera të paraburgimit.
Instituti i Psikiatrisë Forenzike drejtohet nga drejtori dr. Arsim Gashi.
Ndërkohë, pas negociatave me Burgun e Hajvalisë, është arritur marrëveshje që pacientët të rikthehen përkohësisht në paraburgim, deri në stabilizimin e situatës në institut.