26 marsi i vitit 1999 mbetet një nga datat më të dhimbshme, por njëkohësisht krenare në historinë e Kosovës, duke përfaqësuar sakrificën dhe kujtesën e pashlyeshme për liri.
Në këtë ditë ranë heroikisht dëshmorët e kombit: Ilir Lushtaku nga Prekazi, Sadik Haziraj nga Llausha, Mustafë Qorraj nga Pemishta, Zeqir Mulaj dhe Isuf Mulaj si dhe Ismet Spahiu nga Vitaku, si dhe Fazli Beqiri dhe Arben Nura nga Aqareva.
Ata ranë në altarin e lirisë, duke dhënë jetën jo për veten e tyre, por për të ardhmen e popullit të Kosovës. Sakrifica e tyre, së bashku me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve anembanë vendit, u bë themel i lirisë dhe pavarësisë që gëzon sot Kosova. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!