E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ku kanë diskutuar për rëndësinë e qeverisjes efektive dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë.
Po ashtu, Prattipati dhe Rashiq kanë biseduar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“E ngarkuara me Punë, Anu Prattipati u takua me Ministrin e Komuniteteve dhe Kthimit Nenad Rashiq për të nënvizuar rëndësinë e qeverisjes efektive që i shërben të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe për të shqyrtuar mundësitë për të forcuar bashkëpunimin”, thuhet në njoftim.