Gjykata kushtetuese foli dje. Ajo i dha fund masës së përkohshme të punës së Kuvendit të Kosovës dhe tregoi kohën që e ka në dispozicion ky institucion në zgjedhjen e presidentit\es, së re të shtetit nëse partitë politike parlamentare dëshirojnë t’i shmangin zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.
Ky aktgjykim e rrëzoi juridikisht dekretin e presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, pasi deputetët nuk ia dolën ta zgjedhin kryetarin\en shtetit 1 muaj para skadimit të Vjosa Osmanit, siç e specifikon neni 86.2 të Kushtetutës. Sipas institucionit më të lartë juridik ky dekret nuk vlen në rrethanat aktuale, sepse Kuvendi nuk ka pasur mundësi ta filloi procedurën e zgjedhjes së presidentit, ngase kjo legjilsataurw është konsistuar me 11 shkurt. Sipas kësaj logjike, ky dekret do të ishte kushtetues në çdo rrethanë tjetër, me përjashtim të rastit aktual.
Por, po ashtu institucioni më i lartë kushtetues në vend, e bëri të ditur se partitë politike, nuk mund t’i shpërfillin detyrimet kushtetuese, sipas prioriteteve të tyre, duke e neglizhuar plotësimin me kohw tw pozitës presidenciale. Prandaj, ky trup juridik, bwri tw ditur se derisa partia fituese e zgjedhjeve ka qenë e fokusuar në sigurimin e votave për Qeverinë Kurti 3, miratimin e buxhetit të shtetit, etj, e ka shpenzuar një pjesë të kohës për plotësimin e normës tjetër juridike 60 ditore. Prandaj, Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur në dispozicion edhe 34 ditë në dispozicion nga dita e publikimit të aktgjykimit në fjalë. Nëse nuk plotësohet ky detyrim atëherë Kuvendi shpërndahet “ ex constitutione (shpërndahet në mënyrë automatike në bazë të Kushtetutës) së organit ligjvënës, ku vendi duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh”.
Ky vendim më në fund e ka qartësuar procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri sipas afateve kushtetuese. Kjo pozitë duhet të plotësuar 30 ditë para skadimit të kryetarit aktual. Kurse në rrethanat aktuale ai si nxori fituese dhe humbëse si Vjosa Osmanin ashtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje. E para u dëshmua se ka pësuar të drejtë parimisht, por dekreti i saj ka qenë i gabuar. Kurse kontestimi i nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese është i drejtë në këtë rast, por mbi arsyeje të gabuara.