Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mot i ndryshueshëm, temperaturat minimale 0 gradë

Mot i ndryshueshëm, temperaturat minimale 0 gradë

Mbi vendin tonë të premte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, temperatura maksimale gjatë ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.