Në një deklaratë të dhënë në emisionin Oxygen të gazetarit Besim Dina, ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka ngritur shqetësime për, siç e cilësoi ajo, rritjen e ndikimit të islamit politik radikal në Kosovë.
Ajo theksoi se shqiptarët historikisht e kanë pasur fenë, por lufta e tyre nuk ka qenë për çështje fetare, por për shtet dhe identitet kombëtar.
“Ne nuk kemi luftuar për fe, por për shqiptari, për shtet dhe për vend. Fenë e kemi pasur gjithmonë, por kjo që po ndodh tani po e dëmton shtetin”, u shpreh ajo ndër të tjerash.
Sipas Tërmkollit, zhvillimet e fundit kërkojnë reflektim institucional dhe shoqëror për të ruajtur karakterin shtetëror dhe orientimin e vendit.