Dita Botërore e Ujit shënohet çdo vit më 22 mars dhe ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe sigurimin e ujit të pijshëm për të gjithë.
Sipas të dhënave ndërkombëtare, situata globale mbetet shqetësuese; rreth 2.2 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt, rreth 3.5 miliardë njerëz nuk kanë sanitacion të sigurt, 1 në 4 familje nuk ka ujë brenda shtëpisë, gratë dhe vajzat kalojnë rreth 250 milionë orë çdo ditë duke siguruar ujë për familjet e tyre.
Në Kosovë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, mbi 99% e mostrave të ujit të testuara janë brenda standardeve të sigurisë, por sfidat mbeten në zonat rurale dhe vendbanimet pa furnizim të centralizuar.
Këtë vit, Dita Botërore e Ujit shënohet me moton “Uji dhe Barazia Gjinore”, duke vënë theksin në qasjen e barabartë dhe të drejtë në ujë për të gjithë.