Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çarja e pa riparueshme ndërmjet filozofisë dhe politikës

Çarja e pa riparueshme ndërmjet filozofisë dhe politikës

Shkruan: Afrim Kasolli

Ngjyra e filozofisë është gri, sipas Hegelit. Piktura e saj është zymtore. Asaj i mungon freskia rinore. Prandaj, ajo mund të shërbejë vetëm si “mjet” për ta kuptuar racionalisht atë që ka ndodhur. Koha e përshtatshme për lulëzimin e saj është muzgu.

Nuk është e rastësishëme që në kuptimin e mirëfillte, sipas filozofit gjerman, ajo mori hov kur jeta politke greke hyri në procesin e dekompozimit dhe rënies së pashmangshme. Çfarë tragjedie. Kur politika është në kulmin e shkëlqimit e përçmon misionin e fisem të mendimit. Kurse kur shfaqet nevoja për këtë të fundit, atëherë edhe këtij i mungon forca e veprimit. Kjo çarje ka mbetur konstante gjatë historisë, deri në ditët e sotme.

Veprimi pa mendim dhe mendimi i kredhur në vetminë e tij metafizike në pamundësi për veprim.