Qumili shihet në një odë në Malishevë krah Fatmir Limajt, reagime pas deklaratave për studentët
Deklaratat e humoristit Sevdai Qumili për studentët nga Malisheva kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në opinionin publik.
Shumë qytetarë i kanë cilësuar komentet e tij si ofenduese ndaj studentëve të kësaj komune, duke kërkuar më shumë respekt për ta.
Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullon edhe një fotografi ku Qumili shihet në një odë në Malishevë, krah Fatmir Limajt, gjë që ka shtuar edhe më shumë diskutimet dhe reagimet.