Përmes një postimi në Facebook, Arsim Jashari ka kërkuar transparencë nga institucionet përgjegjëse lidhur me mosgrumbullimin e mbeturinave, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të mbahen në errësirë për këtë çështje.
Jashari ka kërkuar që autoritetet të dalin publikisht dhe të shpjegojnë arsyet pse nuk po mblidhen mbeturinat, qoftë për shkak të mungesës së kapaciteteve, keqmenaxhimit apo ndonjë problemi tjetër.
“S’po mblidhen mbeturinat, dilni dhe tregoni arsyen. Është mungesë kapaciteti, keqmenaxhim apo diçka tjetër? Heshtja vetëm sa e rëndon situatën”, ka shkruar ai.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje që deri në zgjidhjen e problemit, qytetarët të tregojnë kujdes dhe të mos i hedhin mbeturinat në rrugë, por t’i mbajnë brenda hapësirave të tyre për të shmangur ndotjen dhe përkeqësimin e situatës.