Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Të rrezikshme” – Rexhepi i quan provokime stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën

“Të rrezikshme” – Rexhepi i quan provokime stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Enkel Rexhepi, ka reaguar për stërvitjet ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republikën e Kosovës, duke i quajtur ato të papranueshme dhe si një provokim ndaj popullatës shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me fotografi që tregon parashutistë në veprim, Rexhepi ka shkruar se demonstrimi i forcës me helikopterë dhe parashutistë në zona të banuara përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

“Këto veprime janë të papranueshme dhe të rrezikshme, duke rikthyer klimën e frikës dhe pasigurisë në vend”, ka shkruar Rexhepi.

Ai ka shtuar se prania e bazave dhe zhvillimi i stërvitjeve ushtarake krijojnë një atmosferë presioni dhe frikësimi mbi popullatën shqiptare, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e pasigurisë dhe nxitjen e shpërnguljes së shqiptarëve nga këto troje.